Maqedoni

Bekim Sali dhe Driton Bexheti takim me pensionistët në Çair

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Moshuarve sëbashku me drejtorin e Fondit Pensional , Dritan Bexheti , ishim në vizitë në Shtëpinë e Pensionistëve në Çair, kur përveç vizitës, kisha mundësi edhe të bashkëbisedoj me ata edhe për gjendjen e tyre shëndetësore, njoftoi ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali.
“Për fat të keq, aty ka njerëz të moshuar që janë në gjendje të rënduar shëndetësore, që vuajnë nga diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, por jo vetëm, që janë detyrim i yni për t’u kujdesur.
Ne, si përfaqësues të pushtetit ekzekutiv, por edhe përgjithësisht si shoqëri, e kemi për detyrim të kujdesemi për të gjithë, por në veçanti për të moshuarit, sepse ata – përveç që e meritojnë respektin tonë të pakufishëm – njëherazi edhe kanë nevojë më shumë për ndihmën tonë”, ka shkruar Sali në facebook.