Maqedoni

Bekim Sali bashkon pushtetin dhe opozitën për ndërtimin e Qendrës së re Klinike

Gjashtë lokacione janë në dispozicion për të ndërtuan Qendrën e re Klinike por më i pranueshmi deri më tani është ai në Gjorçe Petrov. Këtë E tha sot ministri i Shëndetësisë Bekim Sali por pa dhënë një date konkrete se kur mund të filloj. Si ministër u shpreh se po bën përpjekje në këtë drejtim dhe se shpreson që punët të fillojnë pikërisht gjatë mandatit të tij. Janë formuar komisione ku është përfshirë edhe opozita, raportoi Kanal 5, me qellim që punët të shkojnë sa më mbarë.

”Ndërtimi I klinkiës së re mbetet prioritet për tu ndërtuar por për momentin nuk mund të ndërtohet e njejta për shkak të mospasjes së një zgjidhje të mirë financiare. Opsioni më i mirë për të ndërtuar Klinikën është në Gjorçe Petrov” – deklaroi Bekim Sali.

Fati i qendrës së re klinike universitare mbetet akoma I paqartë. Dersia qeveritë e minstrat viijnë e shkojnë, klinika e shumëpërfolur veçse duheshte të kishte përfunduar. 12 vjet më parë Banka Evropiane e Investimeve pati iniciuar realizimin e studimit të fizibilitetit për këtë Qendër, e cila u prezantua 8 vjet më vonë nga Asociacioni i Arkitektëve të Maqedonisë. Ajo parashihej të ndërtohej afër Spitalit Psikiatrik “Bardovci” dhe lagjes Zllokuqani në periferi të Shkupit, në një sipërfaqe prej 94 hektarësh. Ndërtimi i një Qendre të re Klinike u premtua në vitin 2012 nga ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski.