June 28, 2024
Maqedoni

Behgjet Pacolli premton investime në Çair prej vitit 2005, asnjë nuk ka realizuar!

“Investim Strategjik prej 50 milionë eurove në Çair. Sapo përfunduam takimin miqësor me Behgjet Pacollin dhe ekipin e tij me lajme shumë pozitive për Komunën e Çairit”.

Lajmi është bërë i ditur nga deputeti i kësaj zone dhe ish-kryetari i komunës, Izet Mexhiti përmes profilit të tij në facebook, i cili ka publikuar takimin e zhvilluar sot me investitorin Behgjet Pacolli dhe të pranishmit e tjerë si kryetari i Çairit, Visar Ganiu dhe kryetari i Shkupit, Petre Shilegov.

Sipas tij, pas bisedimeve intenzive në periudhën e kaluar është arritur marrëveshje për investim strategjik në Çair në vlerë prej 50 milionë eurove.

” Ky investim parashikon ndërtimin e 12 garazhave me kate dhe mbi 3000 vende parkimi. Kjo përgjithmonë do ta zgjidh problemin kryesor të Çairit. Legjislacioni i RMV-së parashikon shpalljen e këtyre investimeve strategjike me ligj të posaçëm”, ka shkruar Mexhiti. Ja njoftimi i tij i plotë:

Mirëpo Behgjet Pacolli premton investime në komunën e Çairit prej vitit 2005, por deri asnjë nuk ka realizuar! Ai pat premtuar edhe ndërtimin e një centrali për prodhim të energjisë elektrike në Maqedoni, premtim që gjithashtu num është realizuar. Dyshime ngre edhe fakti se pse ai paralajmëron investim pijerisht tani në prag të zgjedhjeve lokale, që është dëshmi se bëhet fjalë për marketing parazgjedhor dhe se ky investim veshtire se ndonjë herë do të realizohet.
Takimi i sotëm më teper mund të jetë përkrahje e Pacollit si partner besnik i Hashim Thaçit për BDI-në, parti e afert me PDK-në e Thaçit, që pësoi debakël nga Levizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
(INA)