Maqedoni

Bëhet varrimi i familjes 4-anëtarëshe nga Vishtica

Rreth orës 11:00 u bë varrimi i familjes 4-anëtareshe Ahmeti-Bardhi në vendlindjen e tyre në fshatin Vishticë. Familja 4-anëtarëshe (babai, nëna dhe dy djemtë binjak 4-vjeçarë), humbën jetën tragjikisht në aksidentin e autobusit në Bullgari. Ndërsa pjesa më e madhe e 45 viktimave që humbën jetën në këtë aksident u varrosën dje pasdite, pas homazheve të kryera edhe nga përfaqësuesit e institucioneve të vendit.