Showbiz

Bebe Rexha vjen nga Amerika në Dibër: Kemi syneti!

Bebe Rexha ka vizituar për herë të parë Kosovën, e cila do të marrë pjesë në “Sunny Hill Festival 2024”.

Këngëtarja shqiptare është shprehur se ndihet tepër e emocionuar që ka vizituar Kosovën dhe se gjithashtu ka një surprizë për fansat e saj.

“Jam shumë e emocionuar që jam këtu. Kanë ardhur dhe prindërit e mi, mami dhe babi, ndaj jam shumë e emocionuar. Do shkojmë të hamë ushqim të mirë, të shohim qytetin dhe jam tepër e emocionuar për këtë. Do të shohim njerëzit, të bisedojmë me ta. Thjesht të jem e inkuadruar në kulturë.

Performanca në Sunny Hill? Kam disa surpriza. Është shumë e rëndësishme për mua të bashkëpunoj me kulturën time, të përfshij kulturën time. Kështu që kam vërtet disa surpriza emocionuese”, tha si fillim artistja e njohur.

Më pas ajo foli dhe për Dibrën, aty ku do të shkojë për një rast synetie.

“Po, do të shkojmë në Dibër. Kushëriri im do të ketë një syneti. Kështu që unë do të shkoj në syneti për dy-tre ditë”, u shpreh Bebe Rexha për “Telegrafi”.