BE plotsisht të kyçet në procesin e përmbushjes së kritereve të antarsimit te RMV-së dhe RSH-së në kuadër të saj
Ejup Berisha
Tash, meqë u hoq vetoja Bullgare për Maqedoninë e Veriut dhe për Shqipërinë, më së shumti kjo vlenë për RMV-në sepse Shqipëria, siç u tha, ishte dëm kolateral i kontestit dy palësh mes Maqedonisë dhe Bullgarisë. Apo më konkretisht duke i vëzhguar më me vemendje raporetet mes shteteve antare gjatë pesë viteve të fundit në kuadër të BE-së do të kuptohet se edhe Maqedonia por edhe Shqipëria kur bëhet fjalë për proceset integruese ishin peng të mosmarrveshjeve dypalëshe mes Gjermanisë dhe Francës rreth qështjeve kryesore apo më konkretisht rreth asaj se kush do të duhet ta merr timonin brenda BE-së. Prandaj përveç Maqedonisë edhe Shqipëria morri veto nga Bullgaria. Edhe pse kjo nga faktorët kryesor vendim-marrës në BE arsyetohej me dëshirën që këto dy shtete ti pranonin në gjirin e tyre së bashku në pako por vetoja për RMV-në dhe RSH-në ishte pasoje e mosmarrveshjeve të cilat janë prezente brenda vetë BE-së. Pra me heqjen e vetos bullgare javëve të fundit u hap mundësia e fillimit të bisedimeve për antarsimin e të dyja shteteve në Bashkimin Evropian.
Pas kësaj BE-ja duhet të jetë më shumë prezente në rajonin e Ballkanit Perendimor edhe pse ajo është prezente tani gjatë procesit të skriningut dhe do të jetë më prezente gjatë zhvillimit të bisedimeve të saj me Maqedoninë dhe Shqipërinë por megjithatë një prezencë më e shtuar dhe më intenzive e saj do të ishte shumë e nevojshme për të ndihmuar edhe për qështje të tjera në rajon.
Kjo duhet të bëhet me qëllim që BE ti ndihmojë më tepër në aspekt faktik të dyja shtetet tona dhe atë jo vetëmse në aspekt politik por edhe në të gjitha aspektet e tjera të zhvillimit dhe përparimit të tyre. BE përveq këtyre dy shteteve me prezencën e saj të shtuar në rajon duhet ti përkrah edhe shtetet e tjera te Ballkanit të cilat ngjashëm si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ka kohë që ballafaqohen me probleme dhe vështërsi të shumta jo vetëmse politike dhe por edhe me vështirsi si dhe probleme të tjera shoqerore.
Kur flasim për Maqedoninë dhe Shqipërinë të dyja shtetet kanë ekonomi të dobëta e të brishta prandaj gjithashtu përkrahja ekonomike e BE-së është mëse e nevojshme dhe tejet e domosdoshme për haprimin e tyre të sigurtë e të papenguar drejt BE-së. Entitetet e varfëra dhe të varura ekonomikisht nuk kanë mundësi që në mënyrë vetanake ti përcaktojnë, ti saktësojnë, ti kristalizojnë por dhe ti realizojnë prioritetet dhe përcaktimet tyre jo vetëm në aspekt të politikës së brendëshme por edhe të asaj të jashtme.
Ballkani Perendimor jo vetëm për shkak të ndryshimeve gjeopolitike dhe gjeostrategjike në rajon por edhe të ndryshimeve të njëjta në vet Bashkimin Europjan si edhe per shkak të ndryshimeve të tilla që po ndodhin edhe në skenën më të gjërë botërore do të ketë vështërsi shumë të mëdha që ta përcaktojë kursin dhe statusin e saj në kuadër të tendencave dhe lëvizjeve të faktorëve të ndryshëm për ndikim politik, ideologjik dhe strategjik në rajonin e saj. Pra kur flasim për integrimet Evropiane të Maqedonisë dhe Shqipërisë të dyja shtetet tona janë pjesë e rajonit ku përplasen me të madhe përpjekjet për ndikime të shumta të faktorëve politik gjeopolitik dhe gjeostrategjik ndërkombëtar për faktin se vet rajoni i Ballkanit është dhe përher ka qenë truall i përshtashëm për ndikime të shumta të shteteve të ndryshme duke filluar prej atyre perendimore por edhe të atyre lindore.
Prandaj BE duhet të jetë më e vemendshme, më e kujdeshme dhe më e vendosur në këtë drejtim dhe ajo duhet mos të lër hapësirë për ndikimin e shteteve lindore që mundohen ta shtrijnë ndikimin e tyre sepse këto janë të prirura për nxitjen e armiqsive, acarrimeve dhe të konflikteve në rajonin e Ballkanit apo shkurt e shqip këto janë shumë të prira për ndarje e jo për unitet. Këto gjëra kanë qenë dhe janë prezente gjatë tërë historisë së popujve dhe shteteve të Ballkanit. Këto të fundit kanë ditur ti vënë pengesa dhe nëpërkëmbeza njëra tjetrës dhe të konfrontohen mes vete jo vetëmse për intersat e tyre personale por edhe për shkak të ndikimeve sferave të interesit të faktorëve të ndryshëm të jashtëm që u përmendën më lart. Në këtë faze të një krize të theksuar ndërkombëtare për shkak të zhvillimeve Rusi-Ukrainë Bashkimi Evropian duhet të insistoj në rritjen e nivelit të bashkpunimit mes shteteve të Ballkanit, kjo me qëllim që të arrihet njëfar uniteti mes tyre.
Edhe pse kur jemi te kjo qështje edhe vet shtetet e BE-së po ballafaqohen me kundërshtime dhe mosmarrveshje të shumta për faktin se kush duhet ta merr rolin ushëheqës në kuadër të BE-së ne rrethanat e reja të ridefinimit te raporteve ndërkombëtare, proces ky i cili është në rrjedhe e sipër. Kjo po ndodh mes Francës dhe Gjermanisë si dy shtete themeluese dhe udhëheqëse të Bashkimit Europjan. Dallimet mes tyre në kuadër të BE-së janë të pranishme ja një kohë të gjatë. Të njëjtat ka kohë që nuk kanë qëndrime të njëjta rreth shumë qështjeve të rëndësishme brenda BE-së . Dallimet mes Francës dhe Gjermanisë për këto qështje kanë filluar të dalin në sipërfaqe që në vitin 2017 dhe atë që nga marrja e udhëheqjes së kreut të shtetit nga ana e Presidentit Emmanuel Macrone në Francë. Ky pra ka filluar ta kundërshtoj Gjermaninë për kursin politik që e ndejk ky shtet në kuadër të BE-së. Macrone kërkon nga Gjermania që ta shmang varshmërinë nga Amerika sa i përket qështjeve të sigurisë së kontinentit duke insistuar që Gjermania ta favorizoj ombrellën mbrojtëse të BE-së në vend se shtetet Eurpjane të jetë e varura nga ombrella mbrojtëse e SHBA-ve. Sipas vlersimeve të Macrone ndryshimet radikale në skenën ndërkombetare kërkojnë gjithashtu edhe marrjen e masave radikale, dhe kjo është dëshmi se Macrone veten e tij e llogaritë si faktorë i cili do ta udhëheq Europën në të ashtuquaturën të ardhme pas-amerikane. Kjo është e ardhme ku SHBA-të do të tërhiqen nga Europa.
Për Presidentin e Francës kjo paraqet një gjasë ku Bashkimi Europjan gjithsesi e udhëhequr nga Franca, ta bën zgjedhjen për autonominë e saj strategjike. Pavarsisht fërkimeve dhe kundërshtive të brendëshme në BE rreth orientimeve strategjike dhe vendosjes përball sfidave dhe ndryshimeve të reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike BE nuk guxon që shtetet e Ballkanit ti lër që vete të ballafaqohen me sidat dhe vështërsitë me të cilat ballafaqohen keto në rrethanat egzistuese. Prezenca dhe angazhimi më i madh i BE-së në rajonin tonë do ta rriste besimin e qytetarëve të shteteve ballkanike në vet BE-në dhe do ti detyronte këto që ta fillojnë një proces të thellë ndryshimesh dhe reformash gjithpërfshirëse te cilat nuk jane bere gati tridhjete vite pas shpalljes se pavarsise se tyre nga ish sistemi komunist.
Integrimi i sigurtë dhe përshpejtimi i procesit të antarsimit të shteteve të Ballkanit perendimorë në BE i vendos këto shtete nën ombrellën e sigurisë dhe do të kontribon në mbrojtjen e tyre nga tendencat e ndryshme për ndikim të jashtme pra shkurt dhe qartë thënë prezenca me e madhe e BE-së do ti largonte ndikimet e shteteve si Rusia dhe Kina të cilat janë në ekspanzion të madh në rajonin e Ballkanit.