Maqedoni

BDI: VMRO-DPMNE shoqatë kriminele e konfirmuar nga Gjykata

VMRO-DPMNE-ja E MICKOSKIT SHOQATË KRIMINALE E KONFIRMUAR NGA GJYKATA

VMRO-DPMNE-ja e Hristijan Mickoskit është shoqatë kriminale e konfirmuar në gjykatë dhe nuk ka qytetarë në vendin tonë, madje edhe vet anëtarët e VMRO-DPMNE-së e dijnë se korrupsioni dhe krimi I organizuar është zbuluar dhe perfeksionuar nga ana e VMRO-DPMNE-së.

Kështu, sic njofton KlanM, nis reagimi që vjen nga kampi I BDI-së, duke përmendur me këtë rast edhe Mickoskin si partner ideologjik të Dodikut, Janshës, Orbanit dhe Apasievit, duke e quajtur hidro-biznesmen me elemente anti – NATO dhe anti – BE.

”VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë sinonim për bllokime. Bllokojnë Kuvendin, komunat, Qeverinë, projektet dhe gjithë vendin. VMRO-DPMNE dhe Mickoski janë sinonim për pengmarrje. Nuk ka korrupsion më të madh nga pengmarrja e VMRO-DPMNE-së të perspektivës evropiane të qytetarëve” – thonë nga BDI.

BDI, sic njofton KlanM, në komunikatë thotë se VMRO-DPMNE-ja është në garë të ngushtë raciste me “Levicën” që cila të jetë parti më anti-shqiptare.

“Edhe Mickoski edhe Apasievi shqiptarët i shohin vetëm si shërbetorë, si qytetarë të rendit të dytë, Shqiptarë që nuk guxojnë të jenë në pozita të larta shtetërore, edhe ata që janë atje menjëherë sulmohen me shpifje, gënjeshtra, pa fakte dhe argumente” – thonë nga BDI.

Sipas BDI-së, sulmet e koordinuara të VMRO-DPMNE-së me “Levicën” ndaj Shqiptarëve kanë për qëllim ta mbulojnë vendimin e Gjykatës së Strazburgut, për krimin dhe korrupsionin e VMRO-DPMNE-së dhe se këto dy parti edhe më tej do të mbeten në opozitë për shkak se nuk kanë mbështetje as dhe partner nga vendi dhe ndërkombëtar. /KlanMACEDONIA/