BallinaMaqedoni

BDI: Skandaloze qëndrimet e VLEN dhe të mediave të tyre kundër gjuhës shqipe

Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që qëndrimet e eksponentëve të humbësve të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare, hyzmeçarëve të VMRO dhe shkelësve të vullnetit të shqiptarëve, kundër gjuhës shqipe janë skandaloze dhe të papranueshme.

Çdo ditë, të parët e hyzmeçarëve, kryevazalët, dalin me qëndrime arsyetuese për deklaratën e Kryetarit të gjykatës kushtetuese kundër gjuhës shqipe dhe përsërisin qëndrimet e VMRO DPMNEsë.

Ky hap do të jetë goditja e rradhës dhe më e rëndë që i bëhet Marrëveshjes së Ohrit, legjitimitetit etnik, barazisë në vend dhe marrëdhënieve ndëretnike.

Darko Kostadinovski u zgjodh anëtar në Gjykatën Kushtetuese si propozim i VMRO DPMNE, konkretisht ish Presidentit Ivanov, ndërsa u bë kryetar në kohën e kësaj qeveria me legjitimitet monoetnik.

Justifikimi nga VLEN dhe mediat e afërta me to për sakatosjen e gjuhës zyrtare shqipe është skandaloz dhe flet ata që janë të shitur, por edhe që po e shesin kombin shqiptar për pozitat e tyre.

Presupozimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kryetarit të saj është presion politik mbi gjykatësit dhe bëhet me porosi nga qeveria me legjitimitet monoetnik për ti poshtërsuar shqiptarët.