Maqedoni

BDI-së po i çet “buza t’omël” tash për gurabijat e Mickovskit, por ndoshta u bë pak vonë?!

Fjalët e thëna ngutas, mund të prishin themelet e kalasë ende pa filluar ndërtimi i saj. Edhe fjalët dhe kritikat e BDI-së të shprehura në adresë të kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, si duket kanë prishur nga themeli mundësinë për ndërtimin e një kolaicioni qeveritar, respektivisht për një “kala” të përbashkët qeveritare mes këtyre dy subjekteve pas zgjedhjeve të 8 majit. Këtë e ka bë të ditur kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili të dielën në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se koalicioni i ardhshëm qeveritar do të udhëhiqet nga partia e tij, në të do të jetë edhe koalicioni “Vlen”.

“Nëse analizoni rezultatin e zgjedhjeve do të arrini në përfundimin e mëposhtëm, se kandidatët e qeverisë Stevo Pendarovski dhe Bujar Osmani kanë fituar gjithsej 300 mijë vota. Nëse shikoni rezultatin e vendosur nga qytetarët, i cili është rezultat i kryetares së ardhshme Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, është afër 450.000 vota, që do të thotë një herë e gjysmë më shumë”, tha Mickovski duke sqaruar arsyet se pse partia e tij si fituese e supozuar me siguri të madhe e zgjedhjeve, doo të bëjë koalicion me VLEN.
Ahmeti është i njohur si politikan i mattur, që nuk i thotë fjalët ngutas, por ka gjasë që këshilltarët që ka përreth ta kenë bindur që të “godasë” sa më fuqishëm liderin e VMRO-DPMNE-së, që të fitojnë sa më tepër vota. Ky qëllim ndoshta u arrit, por në anën tjetër u bë “bela” e madhe, sepse VMRO-DPMNE nuk e pranon BDI-në si partner koalicioni, që do të thotë se sherri nga këshiillat e këshilltarëve të pamatur të Ahmetit, mund të jetë më i madh se fitimi.

Edhe kryetari i VMRO-DPMNE-së ka shprehur dyshime se Ahmeti ishte i rrethuar nga njerëz që e keqpërdorin atë, duke shtuar se BDI dëshiron të hyjë në një koalicion qeveritar me VMRO-DPMNE, por kritikoi liderin Ali Ahmeti se rreth tij ka këshilltarë të gabuar, gabimet e të cilëvetani mund t’i paguajë anvtarësia e BDI-së, duke mbetur në opozitë.

“Më vjen keq që Ali Ahmeti dëshiron të paraqitet në publik si ideolog dhe shumë i fortë dhe në prapavijë na dërgon emisarë dhe do të thosha se dëshiron pa kushte të hyjë në një koalicion të ardhshëm me VMRO-DPMNE-në dhe me koalicionin “Maqedonia juaj’. Më vjen keq që Ali Ahmeti e rrethoi veten me njerez te cilet po ashtu e këqpërdorin per të bërë, me kusht, krim dhe grabitje të Maqedonisë, dhe më vjen keq që Ali Ahmeti duke u rrethuar me këta njerëz, në vend që të perfundojë si pensionist politik dhe të ishte ideolog, ai do të përfundojë si bashkëpunëtor në krimin e bashkëpunëtorëve të tij të afërt të cilët së shpejti nga sot, opinioni maqedonas, të gjithë qytetarët në Maqedoni pa dallim etnie, do të jenë dëshmitarë dhe për të cilin kemi prova të shumta”, shtoi Mickovski.