BDI: Qeveria pa paralajmërim ka rritur çmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 kompani me mbi 50%
“Marrë parasysh ankesat e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, BDI njofton opinion që Qeveria jolegjitime në mënyrë jo transparente ka rritur cmimin e energjisë elektrike për mbi 65.000 ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme për më shumë se 50%. Edhe atë nga 8.78 den/kWh në 13.37 den/kWh ose për më shumë se 50%.”, thuhet ne reagimin e BDI-së.
“Duam që të njoftojmë opinion se ky veprim ndikon drejtpërdrejt ne buxhetin e qytetarëve duke rritur cmimin e produkteve dhe shërbimeve si dhe duke dëmtuar likuiditetin e kompanive.
Duke mos rritur pagën minimale, pagat në sektorin publik një veprim i tillë do të ndikojë në përkeqësimin e standardit jetësor për qytetarët tanë.
Bëjmë thirrje, që sa më shpejt të ndërmerren masa për uljen e cmimit të energjisë elektrike si dhe cmimet e produkteve ushqimore në interes te qytetarëve dhe kompanive mikro, të vogla dhe të mesme që përbëjnë 98% të kompanive aktive në vend”, mbyllet reagimi i BDI-së.