BDI pasi Artan Grubi u vendos në “listën e zezë”: Respektojmë vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit
Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me reagim, pasi Artan Grubi dje u vendos në “listën e zezë” nga SHBA-të.
Nga BDI në një reagim të shkurtër për media thonë se respektojnë vendimin e Departamentit të Shtetit dhe se mbeten të përkushtuar për bashkëpunim.
“Bashkimi Demokratik për Integrim respekton vendimin e Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Si parti, mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara dhe ndaj forcimit të vlerave demokratike dhe transparencës”, thonë nga BDI.
Ndryshe, dje Artan Grubi dhe gjykatësi Enver Bexheti u shpallën “non-grata” nga SHBA-të për shkak të përfshirjes së tyre në korrupsion dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor.
“Përzgjedhja e sotme e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit është dëshmi se ndërhyrjet politike në gjyqësor nuk mund – dhe nuk do të tolerohen. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emërojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe gërryen besimin publik. Askush nuk është mbi ligjin dhe llogaridhënia është thelbësore për përparimin”, shkroi në profilin e saj në X, ambasadorja amerikane në Shkup Angela Aggeler pasi Grubi dhe Bexheti u vendosën në “listën e zezë”.