Maqedoni

BDI nuk e pranon Fatmir Bytyqin kryeministër të parë shqiptar

Në BDI mbizotëron mendimi që zgjedhjet parlamentare të mbahen në të njëjtën kohë me zgjedhjet presidenciale, për arsye logjistike, financiare dhe administrative, thotë ministri i Jashtëm dhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani, për emisionin “360 gradë” në MRT 1.

Sipas tij, partia ende nuk ka një qëndrim zyrtar lidhur me këtë çështje, por, siç thotë ai, koordinimi po bëhet në baza ditore dhe të gjitha opsionet janë të hapura, transmeton Lideri.mk.

Osmani tha se BDI-ja pret që marrëveshja politike me LSDM-në të zbatohet në 100 ditët e fundit para zgjedhjeve në mënyrë që qeveria të udhëhiqet nga një kryeministër shqiptar, duke hedhur poshtë si të pasakta pretendimet publike se teknikisht kryeministër mund të jetë Fatmir Bitiqi, zyrtar i LSDM-së./Lideri