BDI mbajti mbledhje në Tetovë, Ademi: Fronti Europian e ka legjitimitetin për të negociuar për Qeverinë e re
BDI sot në Tetovë ka mbajtur mbledhje të kryesisë së partisë, në të cilën kanë diskutuar për negociatat për Qeverinë e re.
Pas përfundimit të mbledhjes, Arbër Ademi tha se sot kanë konstatuar tre pika.
“Si pikë e parë është se në këtë mbledhje është konstatuar se legjitimitetin për të formuar Qeverinë e ka marrë Fronti Europian nga sovrani. U konstatua se legjitimiteti i takon Frontit Europian dhe partive që e përbëjnë Frontin Europian në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit”.
“Ky legjitimitet i marrë nga ana e sovranit nuk mund të devijojë as me inzhiniring e as me marrëveshje politike për të devijuar vullnetin e qytetarëve në institucionet përkatëse të cilat janë përgjegjëse për mbarëvajtjen e procesit”, tha Ademi.
Ai gjithashtu theksoi se si pikë e dytë është konstatimi se zgjedhjet kanë qenë fer dhe demokratike dhe se nesër do të mblidhen të gjitha partitë e Frontit në Shkup, në ora 13:00.