Maqedoni

BDI lavdërohet: E kemi ulur papunësinë

BDI nëpërmjet një komunikate është lavdëruar se e kanë ulur papunësinë në nivele rekorde. Ata thonë se niveli aktual i papunësisë për momentin është 15.9 % që paraqet njëkohësiht nivelin më të ulët që është shënuar ndonjëherë.

“Niveli i papunësisë në kuartalin e dytë të këtij viti është më i ulët për 4.8 % në krahasim me të njejtën periudhë vitin e kaluar. Njëkohësisht niveli i punësimit ka rritje prej 1.5 % në tre kuartalet e fundit, respektivisht rritet me dinamikë si para pandemisë. Edhe më tej niveli i punësimit është i lartë tek meshkujt, në nivel prej 55.8 % dhe është shumë afër mesatares së Bashkimit Europian (60%), për dallim nga femra tek të cilat ky nivel është 38.7 %.
Me këtë dëshmohet se Qeveria në të cilën bën pjesë aktive edhe Bashkimi Demokratik për Integrim me përkushtim punon për korrigjimin e këtij disbalanci përmes masave aktive të punësimit ku këtë vit për herë të parë po implementohet parimi për përkrahje të punësimit nga Buxheti i shtetit në proporcion 60 % për përkrahje të punësimit të femrave dhe 40 % për përkrahje të punësimit të meshkujve”, thuhet në reagimin e BDI-së.