June 29, 2024
Maqedoni

BDI-ja fton të gjitha strukturat partiake dhe funksionarët në mbledhjen e përbashkët të Frontit Europian

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një njoftimi zyrtar ka ftuar të gjitha strukturat e partisë dhe funksionarët në mbledhjen e përbashkët të Frontit Europian, që do të mbahet nesër në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

“Të nderuar, Anëtarë të Këshillit të përgjithshëm dhe Anëtarët e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, Anëtarë të Këshillit Kombëtar të BDI-së, Udhëheqës dhe Anëtarë të Sekretariateve të BDI-së, Kryetarë të Degëvë të BDI-së, Kryetarë të Komunave dhe Këshilltarë Komunalë, nga rradhët e BDI-së, Deputetë, Ministra, Zëvendës Ministra dhe Sekretarë Shtetërorë, nga rradhët e BDI-së, Drejtorë, Zëvendës Drejtorë, anëtarë të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse, nga rradhët e BDI-së Ftoheni nesër, e diel (2 qershor 2024), me fillim në ora 13:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, në mbledhjen e përbashkët të organeve partiake dhe përfaqësuese të Frontit Europian”, thonë nga BDI.