Kolumna

BDI fitoi 15 deputetë duke mashtruar me kryeministrin shqiptar, tani është kundër kryeministrit shqiptar?!

Shkruan: Xhevdet Hajredini

BDI i fitoi 15 deputetë duke e mashtruar një numër të zgjedhësve se votojnë për kryeministër shqiptar mbipartiak.
Mirëpo, posa u arrit qëllimi, Zaevi deklaroi se Aliu kërkesën e ka tërhjekë, për çka edhe i falënderoi, kurse ai vetë se kryministër do të jetë vetëm gjatë 100 ditëve të fundit të mandatit
Tani flitet se BDI nuk lejon kryeministër të zgjedhet as shqiptar që nuk është bëdëist.
Përndryshe, deri sot askush s’e di se a egziston dhe çka shkruan në marrëveshjen mes partnerëve të koalicionit “stabil”, nëqoftëse është me shkrim.

Jo rastësisht dhe pa shkak, friken dhe nuk e pranojnë dorëheqjen e Zaevit, ato parti të cilat ai edhe për shkak të tyre i humbi zgjedhjet. Janë ato parti të cilat dikur ishin në koalicion me Gruevskin.

Edhe Brajan Hojt Ji, i cili dikur Aliun me zi e shkëputi prej Gruevskit,sot deklaron se edhe BDI-ja është fajtore për disfatën e LSDM-s.

Shtrenjtë Zaevi e paguajti fshehjen e “bombave” të BDI-s. Prandaj Aliu aq shumë ka frikë nga dorëheqja e tij.