Maqedoni

BDI e vetme, bie nën VLEN-in

Sondazhi i parë pas zgjedhjeve parlamentare në Maqedoni i realizuar nga organizata IPSOS, i ka nxjerr të dy koalicionet, VLEN-in dhe Frontit Evropian me nga 11% mbështetje te qytetarët.

Ajo që bie në sy nga të dhënat e këtij sondazhi është se për herë të parë, pas shumë vites, dy blloqet politike të udhëhequra nga partitë shqiptare ndajnë mbëshetje të barabartë.

Një situatë e ngjashme kishte ndodhur në vitin 2008, kur sondazhet tregonin mbështetje të barabartë mes PDSH-së në pushtet dhe BDI-së në opozitë, 8% me 8%.

Nëse analizohen të dhënat e fundit të sondazhit të realizuar nga IPSOS, mbështetja për BDI-në është më e ulët se ajo e koalicionit VLEN, pasi i gjithë Fronti Evropian i cili ngërthen në vete disa parti, është barazuar me koalicionin rival.

Sondazhi i IPSOS është realizuar në terren në periudhën prej 10.05.2024 deri 20.05.2024 në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Nga të anketuarit që deklaruan se sigurisht do të dilnin për të votuar, rezultatet janë si më poshtë:

Koalicioni “Maqedonia Jote” e udhëhequr nga VMRO-DPMNE 47%

Koalicioni “ E Ardhmja Evropiane” e udhëhequr nga LSDM 15%

Koalicioni “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI 11%

Koalicioni “VLEN” 11%