BDI dënon dhunën ndaj foshnjës 3 muajshe, kërkon dorëheqjen e ministrit dhe drejtorit
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj rastit të dhunës ndaj foshnjës 3 mujore. Nga BDI kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit dhe drejtorit.
Reagimi i plotë:
Dhuna e konstatuar fizike skandaloze ndaj një foshnje shqiptare 3 muajshe për motive etnike nga personeli mjekësor në Klinikën e Fëmijëve është e papranueshme, jonjerëzore dhe vjen si pasojë e impotencës politike të humbësve të zgjedhjeve që po poshtërsojnë shqiptarët çdo ditë e më tepër. Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon hetim të menjëhershëm dhe përgjegjësi ligjore për shkaktuesit e dhunës dhe përgjegjësi të bartësve të funksioneve pa legjimitetin etnik në ministrinë e shëndetësisë dhe në klinikën për fëmijë. Pamjet e djeshme të një foshnje përplot me shenja dhune tmerruan opinionin publik dhe dorëheqja dhe përgjegjësia nuk duhet të vonojë as një orë të vetme.
Mungesa e legjitimitetit etnik në qeverinë monoetnike dhe dëshira e verbër për pushtet duke i poshtërsuar shqiptarët i ka dhënë hov antishqiptarizmit institucional dhe shtetëror në përmasa alarmante.