BDI – Dega Kumanovë: E njoftojmë Arben Fetain, se objekti i ri i Gjimnazit Sami Frashëri e mban vulën tonë!
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë, reagon ndaj deklaratës, siç e quajnë “mashtruese” të zëvendëskryeministrit Arben Fetai lidhur me ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit Sami Frashëri.
“E njoftojmë Arben Fetain, se objekti i ri i Gjimnazit Sami Frashëri, si shumë e shumë projekte të tjera në Kumanovë e Likovë e mbanë vulën e Bashkimit Demokratik për Integrim.
Realizimi i kontratës për ndërtimin e objektit të ri të Gjimnazit Sami Frashëri ka filluar qysh nga qeverisja e BDI-së dhe se shumë është afër finalizimit të punimeve.
Por, e kuptojmë zv/kryeministrin Fetai i cili në pamundësi për të realizuar ndonjë projekt për Kumanovën, lavdërohet me të arriturat e BDI-së.
VLEN nuk ka guxim asnjë gur të lëvizë pa vulën e Stoilkoviçit, çdo e arritur e tyre e mban vulën e mikut të Putinit dhe Vuçiqit që edhe Kosovën e quan “Kosova dhe Metohia”, Ivan Stoilkoviç.
Se si duket objekti i gjimnazit në këtë moment, ja fotografitë në vazhdim”, thonë nga BDI Kumanovë, duke dërguar edhe foto të objektit.