Maqedoni

Bastoret sportive të Maqedonisë kërkojnë mbështetje financiare ose ndryshim të masave

Asociacioni i bastoreve sportive në Maqedoni njoftoi me masat e reja në fuqi ku kërkohet certifikatë për vaksinim ose vërtetim se ke qënë i infektuar kanë bërë që të kenë ulje prej 50% të fitimit.

Ata shtojnë se se po ashtu janë vënë në pyetje edhe vendet e punës të më shumë se 3.500 personave të cilët janë të punësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Asociacioni kërkon masa ekonomike për ndihmë financiare, por jo vetëm për bastoret sportive, por për të gjitha subjektet që e kanë të njëjtin problem me qëlli që të mbahet biznesi dhe mbajtja e vendeve të punës.

“Duke pasur parasysh rezultatet jo të mira financiare kërkojmë nga qeveria dhe KSI të ndryshojnë masat për bastoret sportive”, thonë nga ky asociacion.

Sipas tyre, bastoret sportive vazhdimisht dhe në përpikmëri i respektojnë masat dhe protokollet për punë që nga fillimi i pandemisë dhe se kanë qenë plotësisht të mbyllur për 2 muaj.

“Pas hapjes, bastoret vazhduan të punojnë me protokolle, edhe pse në objektet tona nuk ka qëndrim të gjatë”, thonë nga ky asociacon.