Bastisje në Tetovë, paratë e vjedhura në Forinë gjenden në Pallçisht
Sot (08.01.2023) rreth orës 14:00, në Pallçisht të Poshtëm të Tetovës, policia kanë arrestuar 48-vjeçaren H U. nga ky fshat.
Gjatë kontrollit të kryer në shtëpinë e saj me urdhër të gjykatës, është gjetur një mjet shpërthyes bombë dore dhe 1000 euro, të cilat dyshohet janë vjedhur para disa ditëve në një shtëpi në fshatin Forinë të Gostivarit.
“Ajo është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për sqarim dhe dokumentim të rastit, pas së cilës do t’i përgatiten parashtresat përkatëse, ndërsa mjeti shpërthyes është marrë dhe transportuar nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim”, njoftoi MPB.
Gjatë bastisjes është arrestuar edhe 53 vjeçari S.U., i dyshuar për kryerjen e veprës penale sipas nenit 386 të Kodit Penal.