Maqedoni

Bastisje në Reçicë të Tetovës, konfiskohen armë, municione dhe substanca narkotike

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se me urdhër paraprak të gjykatës gjatë ditës së djeshme ka kryer bastisje në Reçicë të Vogël, ku janë gjetur dhe konfiskuar municione, pistoleta dhe drogë.

Nga MPB gjithashtu njoftojnë se bastisjet janë kryer në ambientet e А.XH.(25) dhe F.XH.(26), ndaj të cilëve do të parashtrohet kallëzim penal.

“Është gjetur një pistoletë tip “Zastava”. 7.62mm me një karikator me dy fishekë, një pistoletë “Zoraki” 917-T me karikator pa municion, 23 fishekë të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, 35 fishekë 7.62 mm, një qese me lëndë bari, një peshore dixhitale dhe sende të tjera me mbetje pluhuri të bardhë”, thonë nga MPB.