Kolumna

Bashkimi Evropian i njëanshme karshi shtetit të Kosovës!

Shkruan: Nijazi Halili

Pak përparime janë bërë në Kosovë në drejtim të reformave që lidhen me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, theksohet në Raportin e Progresit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Dy faktor kryesorë përmenden në raport, situata e paqëndrueshme politike si pasojë e zgjedhjeve të shpeshta të parakohshme dhe pandemia e Covid-19. “Zgjedhjet parlamentare të shkurtit 2021 ishin të administruara mirë, transparente dhe konkurruese, pavarësisht disa mangësive, por forcimi i kuadrit ligjor dhe institucional mbi fushatën zgjedhore dhe financimin e partive politike mbetet një fushë ku duhet të kryhen reforma të thella” thuhe në Raportin e Progresit.
Reagimi im lidhur me raportin e progresit,
aspak nuk përkon me realitetin dhe gjendjen faktike në terren kur dihet mirë se BE-ja po tregohet e njëanshme dhe jo transparente, sa i përket integrimit të vendit, kur dihet mirë se procesi i liberalizimit të vizave është bërë temë bajate dhe e ka humbur çdo kuptim.
BE-ja, po e shikon shtetin e Kosovës me një sy krejt tjetër në krahasim me shtetet e rajonit, e në theks të veçant shtetin e serbisë, pandaj qytetarët e Kosovës kanë ngelur të ngujuar dhe pa fije shprese me çka theksoj se është humbur besimi ndaj vendimeve të BE e cila po tregohet e njëanshme me veprimet e saja karshi vendit tonë, kur dihet se akoma pesë shtete nuk e kanë njohur realitetin e shtetit më të ri në Evropë.

Reagimi im: Po mirë kush është duke krijuar destabilitet politik dhe mos përmbushje të kritereve të cilat po kërkohen nga BE, pala kosovare apo pala serbe?
Kush është duke mbështetur palën serbe dhe duke i dhënë favore, mendoj se në ketë rast BE ka dal me qëndrim të njëanshëm dhe aspak serioze për zgjidhjen e situatës politike në vend, duke mbështetur palën serbe si gjithnjë dhe duke tërhequr vërejtjen palës kosovare se gjoja qeveria e Kosovës, po krijon pa siguri dhe provokim të krijimi të krizave në veri të Kosovës, duke i provokuar serbet e veriut të Mitrovicës, me rastin e reciprocitetit të targave.
Prandaj, qëndrimet e BE-së janë të një anshme dhe rrezikojnë provokim krizash në vazdimësi dhe daljen e situatës jashtë kontrollit, e cila do qojë në provokim krizash dhe do të krijioj destabilitet politik në tërë rajonin apo në të ashtuquajturin Ballkan perëndimor.

Nijazi Halili