Bardhyl Mahmuti: Edhe 11 lojtarët po të ishin shqiptarë nuk do e mbështesja reprezentacionin e Maqedonisë…
Nga Bardhyl Mahmuti
Edhe në raste se 11 lojtarët e përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë së Veriut të ishin të përkatësisë etnike shqiptare, unë nuk do ta mbështetja!
Një mik imi më pyeti rreth qëndrimit tim për përfaqësuesen e futbollit të Maqedonisë së Veriut, në ekipin e të cilit luajnë edhe futbollistë shqiptarë.
Ia bëra të qartë se një përfaqësuese e një shteti të ndërtuar mbi territoret tona etnike që nuk ka asnjë simbol shqiptar në himnin apo flamurin shtetëror, ndërkaq burgjet i ka të mbyshurua plot e përplot shqiptarë, nuk më përfaqëson mua.
Madje edhe në raste se 11 lojtarët e përfaqësueses së futbollit të Maqedonisë së Veriut të ishin të përkatësisë etnike shqiptare, unë nuk do ta mbështetja, sepse realisht jo vetëm që nuk përfaqëson shqiptarët, por është shembull i shtetit që zbaton diskriminimit të paparë.