“Bardhësitë e Atdheut”, libri që bashkon gjithë dëshmorët e UÇK-së nga Kosova, Maqedoni dhe Lugina e Preshevës
“Bardhësitë e Atdheut” libër me Autor gazetarin Afrim Mustafa. Në këtë libër janë të përfshirë të gjithë dëshmorët që kanë rënë në tri luftërat, në Kosovë, Luginë të Preshevës dhe së fundi në Maqedoni. Gjithsejtë janë 3.000 dëshmore dhe dëshmorë të tri luftërave çlirimtare. Ajo që e fuqizon këtë libër të veçantë publicistik, është edhe përfshirja në libër e dy anëtarëve të nderit, Rifat Jashari, vëllai i kryekomandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe Sali Bajra (postmortum), veprimtarit të madh të kombit shqiptar, njëri nga kryengritësit e hershëm kundër regjimeve sllaviste. Libri ka gjithsej” 1820 faqe, redaktor është Shukri Buja, njëri nga ish-komandantët e UÇK-së, ndërsa kryerecensent është njëri nga atdhetarët dhe veprimtarët e shquar, ish-themelues dhe ish- zëdhënës i UÇK-së, dr. Jakup Krasniqi. Recensentë janë:, Aakedmiket: Esat Stavileci, Pajazit Nushi dhe Mehmet Halimi . Ndërsa redaktor nderi është z. Fatmir Limaj. Botoi Autori dhe Radio ”Zëri i Sharrit”.
Sukseset dhe Jehona e ” Bardhësitë e Atdheut”, po vazhdon pandalshëm dhe libri tash , mban epitetin e Enciklopedisë, të dhënë nga tre akademikët eminentë të Kosovës dhe të Kombit Shqiptar: Esat Stavileci, Pajazit Nushi dhe Mehmet Halimi, por edhe personalitete të tjera të jetës publike, akademike e institucionale, si: Dr. Jakup Krasniqi, Gjeneralmajor, Bislim Zyrapi ( Ish- Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së), Gjeneralmajor, Shukri Buja, Gjeneral, Kudusi Lama, Gjeneral, Rrustem Berisha, ambasadori dhe veprimtari, dr. Sabri Kiçmari, Veprimtari, dr. Hajdin Abazi, historiani, dr. Jahja Drançolli, historiani, dr. Selim Daci, veprimtari Behram Hoti dhe një numër të veprimtarëve, intelektualëve dhe atdhetarëve të tjerë.
Enciklopedia Gjithkombëtare deri tash është Promovuar 177 herë nëpër ambiente të ndryshme, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, por edhe në Vjenë të Austrisë…