July 5, 2024
Sport

Barça regjistron Gavin në La Liga dhe i vendos klauzolë një miliard euro

Telenovela “Gavi” merr fund dhe talenti regjistrohet në skuadrën e parë të Barcelonës.

Sipas raportimeve të medieve spanjolle La Liga e ka regjistruar mesfushorin spanjoll në ekipin e parë të Barcelonës.

Kështu klubi katalanas ka firmosur deri në 2026-ën me talentin, ndërsa i ka vendosur një shifër të “çmendur” plot 1 miliard euro klauzolë lirimi.

Gavi do të veshë fanellën me numrin 6, numër që e ka mbajtur për disa ndeshje edhe sezonin e kaluar.