Barazohet rezultati në zonën 6
Pas përfundimit të numërimit të votave në Llërc të Zhelinës, VLEN ka fituar një deputet me shumë në zonën 6, që në numër të deputetëve i bije tetë, në krahasim me votimet e kaluara ku ky koalicion fitoi shtatë deputetë, përcjell TV21.
VLEN dhe Fronti Europian kanë barazuar numrin e deputetëve në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, tetë me tetë.
Sipas rezultateve, në Llërcë, VLEN ka marrë 498 ndërsa Fronti Europian 48 vota./TV21