Maqedoni

Banori i Çairit gjen një çantë me armatim në bodrumin e banesës

Një banor i një Çairi ka raportuar dje se në bodrumin e tij ka gjetur një çantë me pushkë dhe disa karikatorë, raporton Lideri.mk. Armët e gjetura ai i ka dorëzuar në polici.

“Me datë 09.12.2023 në ora 10.11 në policinë Shkup, Sh.K.(58) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 09:30 në zonën e Çairit në hapësirën e bodrumit në posedim të tij ka gjetur një çantë në të cilën kishte pushkë me disa karikatorë”, njoftoi policia.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarë policorë nga SPB Shkup, ku është konstatuar se në çantë ka pasur një pushkë automatike, tre karikatorë per pushkë automatike, 143 plumba të kalibrit të gjatë dhe 21 të kalibrit të shkurtër, njofton MPB.

“Nga grupi inspektues është kryer këqyrja dhe sendet e gjetura janë dorëzuar për procedim të mëtejshëm”, theksohet në njoftimin e policisë./Lideri