Banorët e Straçinës vuajnë për ujë të pijshëm
“Komuna assesi nuk e fut projektin tonë askund që të parashihet me plan program për disa vjet që të punohet edhe ujësjellësi dhe tash kohën e fundit ato veç deklarohen se duhet mu revidu projektin, nuk i plotëson kushtet me konkuru diku, nëpër ministri apo nëpër organizata joqeveritare. Në komunë shumë projekte për ujësjellësin kanë kalu pas projektit tonë, si për Rashtakun, Bullaqanin dhe Creshovë. Ato, të gjithë pas nesh kanë bë projekte për ujësjellësin, ata kaluan disi në këshill e projekti jonë nuk kalon”, tha Adnan Ajrullahu, Bashkësia Lokale.
“Verës, dy muaj thuajse I gjithë fshati nuk ka ujë. Ujsjellësin na e kanë premtu që kanë me sjell, sa vjet vijnë e shkojnë partitë askush për te ne nuk mer masa. Puse ka, dikush prej zorit e ka bë”, tha një banor.
Banorët ankohen edhe për mungesë higjiene për shkak të ujit të pamjaftueshëm. Madje, ata thonë se kjo gjendje ka ndikuar në dëmtimin e kulturave bujqësore. Këto të fundit janë ujitur vetëm nga reshjet e shiut.
“Sigurisht që s’ka kurgjë nëse nuk ujiten, pa ujë nuk mund të bësh asgjë. Kemi bart ujë me bidona, me cisternë, gjithmonë ashtu, theksoi një banor tjetër.
“Pa ujë a ka diçka, fillimisht në shtëpi nuk ka pastërti mos të flasim për fushën ne në shtëpi nuk kemi, s’kemi sa duhet në shtëpi se për fushën nuk bëhet fjalë. Fshatrat që I kemi rreth nesh të gjithë kanë ujë e ne nuk kemi, ata janë më lart se ne, ne jemi më poshtë e për te ne thonë nuk vjen uji”, shtoi një banor.
“Tre muajt e nxehtë ne vuajmë për ujë, fshati. Tash ujitin kopshtet, lajnë, normal që ka nevojë por uji pakësohet”, tha banor.
Sipas bashkësisë lokale, fshati Straçincë i komunës Gazi Babë ka 175 shtëpi dhe rreth nji mijë banorë. Nga Komuna e Gazi Babës nuk na dhanë më shumë sqarime për këtë problematikë por theksuan se po punohet për ndërtimin e ujësjellësit në këtë fshat./Alsat.mk