Banorët e Pirokut shprehen hapur kundër punës së kryetarit të komunës së Bogovinës
Banorët e fshatit Pirok dje përmes një postimi në faqen e fshatit të tyre kanë shprehur hapur pakënaqësinë e tyre me kryetarin e komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu shkruan TOP24.
Ndryshe banorët akuzojnë kryetarin se brenda pak muaj në mandatin e tij po realizon katër projekte në fshatin e tij Bogovinë dhe zero projekte në fshatin Pirok.
Postimi i plotë
4 Projekte në Bogovinë, Zero në Pirok
Kryetari i komunës u zotua se do të punoje në gjitha fshatrat, por si shihet ka shkel munxhia edhe frigohet të dale nga Bogovina.
4 projekte përnjeherë në fshatin e vetë, rekën me gurë, rruga afër rekës me asfallt, punine për sallën sportive dhe trotoar në rrugën autostradë-bogovinë.
Ju bëjmë apel BDI Pirok që t’ja kujtojnë kryetarit se është kryetat i komunës që nënkupton edhe i fshatrave tjerë.