Maqedoni

Banorët e Gërçecit paralajmërojnë EVN-në: Do t’ua bëjmë më zi se në Bullgari

Sërish banorët e fshatit Gërcec të Komunës së Sarajit janë pa energji elektrike. Gjatë këtyre orëve u shkaktuan shumë dëme materiale te këto banor, si dhe është penguar jeta e përditshme e fëmijëve dhe pleqve të cilët në këto ditë të dimrit duhet që të ngrohen.

Banorët e fshatit Gërcec të irrituar nga kjo gjendje kërkuan zgjidhje duke u munduar që të adresojnë problemin aty ku duhen. Edhe pse si duket janë krejtësisht të harruar nga kryetari i Komunës së Sarajit, i cili në kushte normale do të duhej që të ishte bashkë me to, ata iu janë drejtuar zyrave të EVN-së për të kërkuar sqarim.