Maqedoni

Banorët e Draçevicës nuk kanë ujësjellës/ Në shekullin 21-të mbushin ujë me bidona dhe i bartin me kuaj

Derisa Evropa po druan nga kriza energjetike, banorët e fshatit Draçevicë të Komunës së Studeniçanit kanë hall tjetër. Ata nuk kanë ujësjellës andaj furnizohen me ujë përmes mbushjes së bidonëve, të cilët me kuaj i bartin deri në shtëpi. Shumica e shtëpive nuk kanë as puse për ujë.

Ja këtu te çezma po mbushim motër.

Në shtëpi a nuk keni?

Jo, vetëm 2 shtëpi kane me puse dhe hidroforë që janë. Tjerët janë të gjithë me dy çezme. Një e kemi në atë anë dhe kjo.// Për një fshat nuk kanë, të gjithë me vetura dhe me kuaj me bidon, çfarë do të bëjnë patjetër.

Çdo ditë mbushni ujë këtu?

Çdo ditë nga dy herë në ditë mëngjes dhe mbrëmje, patjetër familja do shtëpia do.

Ja si jeni duke e parë vetë, gjithë fshati ka ngelur pa ujë, kjo është për momentin.// Gjithë fshati ja ende nuk janë mbledhur qëndroni edhe pak dhe do e shihni sa vetura vijnë dhe mbushin të gjithë te kjo çezme këtu./ Vërtetë është vështirë shumë. Dikush ka një bunar po 50% nuk kanë ku të mbushin, kjo është katastrofë për ne.

Ujë ende mbajmë me bidon me kuaj me vetura, në çdo 4 vite do bëhet do bëhet, shkuan 100 vite dhe nuk u bë asnjëherë.

Dikush ka puse, janë 2 çezma në fshat. Mbushin me vetura me bidonë. // Si nuk është e vështirë të mos kesh te shtëpia ujë. Zgjohesh në mëngjes të duhet ujë.

TV21 u drejtua në Komunën e Studeniçanit për të pyetur Azem Sadikun se pse ky fshat nuk ka ujësjellës.

Ne si komunë kemi bërë disa hulumtime, analiza që ta gjejmë një burim më të sigurt dhe do ta kishim rregulluar, por aty afër fshatit Draçevicë, nuk ka burime të sigurta. Duhet prej shumë më larg të sjellin ujë nga vendbanimet malore që janë. Sa i përket shkollës fillore, aty kemi hapur një pus dhe ka ujë të mjaftueshëm që i organizojmë edhe me hidrofor, i plotëson nevojat e shkollës dhe të nxënësve- deklaroi Azem Sadiku, kryetar i komunës së Studenicanit.

Ky nuk është fshati i vetëm, në Maqedoni ka shumë vendbanime të cilat nuk kanë të instaluar rrjetin e ujësjellësit./TV21