Maqedoni

Banorët e Butelit të revoltuar me kryetarin e komunës: Nuk po kujdeset për lagjet shqiptare!

Banorët e lagjes Shkup Veri në komunën e Butelit ankohen se kryetari i komunës Velimir Smilevski në mënyrë selektive po punon, varësisht nëse lagjet janë të banuara me shqiptarë ose me maqedonas.

“Smilevski ka dështuar në përgjithësi në udhëheqjen e komunës, por në lagjet shqiptare kjo është më e theksuar. Neve shqiptarëve na numërojnë vetëm si votues, e nga ana tjetër nuk kemi kushte elementare”, thotë S.R., banor i lagjes Shkup Veri.
Kupën e banorëve të kësaj lagje e ka mbushur mosplotësimi i premtimit për rregullimin e parkut the rrethinës te Kullat e Veriut, ku jetojnë afër 1.000 banorë.
“U sollën bekatonkat, pot pastaj u zhdukën, ndoshta i shiti kryetari i komunës. E pamë që nuk ka ndërmend ta realizojë këtë premtim dhe vendosëm që rregullimin ta bëjmë me vetëkontributin tonë. Ju lutemi theksone se për ne nuk kujdesen as këshilltarët e komunës, jo vetëm kryetari. U detyruam ti japim mjetet tona sepse me të vërtetë nuk kishte kushte të lëvizim në rrugët e lagjes”, thekson ai.
Kryetari i komunës, Smilevski, ishte i pakapshëm sot për të komentuar ankesat e qytetarëve të lagjes Shkup Veri.
Kurse Banorët e kësaj lagje ankohen edhe për mungesë të mirëmbajtjes së ndriçimit publik, duke treguar se disa shtylla rrezikojnë edhe jetën e fëmijëve sepse instalacioni elektrik në to nuk është i mbrojtur so duhet, kursr shumë poçe janë thyer dhe nuk janë zëvendësuar.