Maqedoni

Banorët e Bërnjarcës në protestë, kërkojnë fëmijët e tyre të mësojnë në shkollën e fshatit

Banorët shqiptar të Bërnjarcës kanë protestuar sot para shkollës së fshatit dhe kanë kërkuar që dyert e shkollës të hapen edhe për fëmijët e tyre. Për ta është e papranueshme që fëmijët e tyre të mësojnë në Haraçinë.

“Ne do të protestojmë, derisa të hapen dyert e shkollës edhe për fëmijët tanë. Në jemi të vendosur, fëmijët nuk i dërgojmë në shkollë deri sa të zgjidhet ky problem i cili daton që prej dy vitesh”, u shpreh një banor.

Banorët kritikojnë autoritetet zyrtare për neglizhencë dhe mospasje të vullnetit për zgjidhjen e problemit.

“Ne nuk do t’i dërgojmë fëmijët në shkollë, për këtë le të marrin përgjegjësi institucionet kompetente. Ne dëgjojmë se ministrja dhe zv. ministri nuk janë të informuar për bojkotin tonë. Ju falënderojmë juve mediave. Ne habitemi se si organet kompetente nuk janë të informuara për rastin.

“Ne nuk kemi nevojë që me dhunë të futemi brenda, por kemi nevojë për dialog dhe fëmijët ti pranojnë në këtë shkollë”./Alsat