Kolumna

Ballkani për Brukselin, mbetet edhe mē tej “zorrë qorre” e Europës

Shkruan: Fadil Maloku
1. Duke iu adresuar raportit të fundit të progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku identifikohen sferat ku ato zakonisht evidentojnë dobësi të theksuara në konsolidimin e institucioneve kyçe të transformimit të shtetësisë, sivjet ky raport, përveç temave rreth korrupsionit, krimit të organizuar, lirive të medieve dhe atyre të njeriut, ka identifikuar edhe një margaritar (që tashmë në mentalitetin (dez)integrues Europian është anakronik dhe i tejkaluar!) të ri që tërheqë vëmendjen e tyre(por, jo edhe tonën, ngaqë, ne e njohim vetën tonë.
2. Margaritari i gjetur në raportin e progresit është ai i rritjes së paragjykimeve dhe stereotipive midis kombeve dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, përçarjes, linçimit dhe denigrimit të kundërshtarit etnik me të gjitha mjetet demokratike dhe jodemokratike (demonizimi vend e pa vend i kundërshtarit, aahtu siq vazhdon të bëjē Serbia ndaj Kosoves)!
3. Duke pritur skanimin e radhës për gjendjen në Kosovë, jam shumë i bindur që të gjeturat e reja që do i has ky institucion ndërkombëtar do jenë teresisht të njejta, për të mos thënë një copy paste e mentalitetit ballkanik. Kjo sidomos vlen për neve shqiptarëve, që si me kulturë ashtu edhe me etnopsikologji e mentalitet jemi të njejt! Po e prejudikoj pakëz raportin, por, duke u nisur nga paradigma e njohur se; kemi mentalitet të njejté si shqiptar, është e natyrshme të presim edhe sindromin e njejtë…