Shqipëri

Ballist Morina i kërkon publikisht Edi Ramës të vetëvritet

Tifozi i njohur shqiptar, Ismail Morina, më i mirë i njohur si Ballisti, e ka bërë një koment të rëndë në rrjetin social “Facebook” në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në një postim të këtij të fundit për vizitën në Kosovë, tifozi që e ngriti dronin në Beograd 9 vjet më parë kërkoi publikisht përmes komentit nga Rama që të vetëvritet.

“Ti je nji aventurier qe e ke drejtuar këtë popull me gallata e fasada dhe ke kujtuar se edhe shtetin e Kosovës mund tallesh si tallesh me popullin tënd. Gjakova nuk do ta fali kurrë shpërfilljen që i bërë, Vetëvritu” ishte në pjesë e komentit të tij.