Balla: Javën e ardhshme konferenca e parë ndërqeveritare,shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla mori pjesë në Simpoziumi Ndërkombëtar Symi që po zhvillohet në Athinë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Balla bën me dije se në Athinë është bashkë me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit.
Balla shprehet se Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë.
“Athinë, Simpoziumi Ndërkombëtar Symi📍Mora pjesë në panelin “Implikimet e luftës në Ukrahinë – Një strategji për të shtyrë përpara anëtarësimin në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, sëbashku me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe përfaqësues të tjerë nga vendet e tjera të rajonit.
Mbajtja e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, shpresoj edhe me Maqedoninë e Veriut, javën e ardhshme (19-20 Korrik) është një lajm i mirë, por të mos harrojmë se fillimi i bisedimeve për anëtarësim edhe me dy vende të tjera të rajonit nuk është e mjaftueshme në kushtet e reja gjeo-politike pas agresionit të pajustifikuar dhe paprovokuar rus kundër Ukrahinës. Ndërsa nuk e kuptoj pse edhe Kosova dhe Bosnja-Hercegovina nuk u jepet statusi i vendit kandidat për anëtarësim në BE. Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nga BE është një turp tjetër për kredibilitetin e BE.
Ndërsa Procesi i Berlinit prej tetë vitesh është instrumenti i duhur për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ballkani i Hapur është instrumenti i domosdoshëm për implementimin në terren të katër lirive themelore të BE-së, duke garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, kapitaleve dhe shërbimeve. Të mos harrojmë se jemi një rajon që rrethohet prej kufijve të BE-së dhe është i ekspozuar ndaj aktorëve jomiqësorë”,-shkruan Balla në reagimin e tij./