MaqedoniOpinion

Bajrami: Modeli i politikanit si Afrim Gashi u pengon atyre që preferojnë hajninë në politikë!

Shkruan: Mesud Bajrami

Ka mbi 11 vite që njihem me Afrim Gashin prej se kemi filluar themelimin e Lëvizjez Besa. Kohët e turbullta politike nëpër të cilët kemi kaluar gjatë kësaj periudhe asnjëherë nuk e kanë lëkundur nga synimi i tij fillestar për njerzillëk, moral dhe ndershmëri në politikë.

Për shkak të këtyre parimeve, askush nuk i parashikoi karrierë afatgjate politike, sepse të gjithë thonin se në Maqedoni bëhesh politikan i suksesshëm vetëm nëse gënjen, mashtron dhe korruptohesh.

Afrimi nuk hoqi dorë nga parimet e tij dhe u bë ndër politikanët e parë që dëshmoi se edhe në Maqedoni mund të arrish kulmin e suksesit duke qenë i sinqertë dhe i pakorruptuar.

Modeli i tij prej politikani u pengon të gjithë atyre që përballë njerzillëkut preferojnë tradhtinë, përballë ndershmërisë preferojnë mashtrimin. Prandaj edhe sulmohet nga shumë anë, por gjakftohtësia dhe buzëqeshja me të cilën u përgjigjet sulmeve, vetëm se e ngrisin edhe më lartë. Ai nuk u dorëzua as përballë sfidave më të vështira, por gjithmonë u mbeti besnik parimeve kombëtare e fetare dhe politikan me këmbë në tokë.

Kështu ishin këto 11 vite më shum, kështu do të jetë edhe në të ardhmen, por sa më tepër e sulmojnë, aq më shumë e forcojnë edhe Afrimin edhe të gjithë neve që ishim bashkë me të dhe nuk u hamendëm në asnjë moment, sado që patëm shumë oferta.
Jam krenar që isha pjesë e rrugëtimit politik bashkë me Afrim Gashin. Jam krenar që besimin tonë të madh ndaj tij, Afrimi e arsyetoi shumëfish më tepër!