Maqedoni

“Badenteri, themeli i barazisë”/ Ekspertët: Është shtylla e stabilitetit dhe barazisë në vend

asaj që ishte tejet diskriminuese, mund të themi më shumë se gjysmë shekullore. Kur bëhet fjalë për votimin e dyfishtë, kjo nuk është parashikuar si një obligim kushtetues, por është lënë si një e drejtë kushtetuese, fituesi i njërës parti të nacionalitetit që ka shumicë votash të koalicionojë me partinë tjetër, por do të ishte legjitime të koalicionojë me partinë fituese të bllokut të partive, ja siç janë shqiptare, të cilat janë fituese sepse atëherë do të kishim një pushtet legjitim, nënvizoi Lumani.

Ismet Ramadani tha se parimi i Badinterit është shtylla e stabilitetit dhe barazisë në vend.

Nuk kishte më vështirë edhe më rëndë, del në foltore, flet e flet, në fund votohet, majorizimi dhe gjithçka hidhet poshtë dhe kështu deri në vitin 2001 kur filloi konflikti i armatosur këtu në Maqedoni, i udhëhequr nga z. Ali Ahmeti dhe ata që majorizonin u detyruan të ulen bashkë me ne dhe të bëjnë një marrëveshje që ne e quajtëm Kornizë e Ohrit. Në asnjë mënyrë nuk duhet që këtë mekanizëm ta defunksionalizojmë. Ai mekanizëm defunksionalizohet nëse në Qeveri hynë një koalicion ose parti shqiptare që nuk e fiton legjitimitetin e popullit, vijoi më tej Ramadani.

Albert Musliu shtoi se komuniteti shumicë ka obligim të bashkëpunojë me fituesin te komuniteti joshumicë që ai të mbrohet prej majorizimit dhe prej keqpërdorimeve në proces.

Badenteri është mekanizëm mbrojtës për atë që është më i vogël me numra, në Gostivar Badenteri e mbron komunitetin maqedonas se janë pakicë. Përgjegjësia është te shumica dhe shumica nuk mund të sillet në mënyrë të papërgjegjshme, edhe ta bëj numrin të fitoj edhe joshumica të ketë obligim me atë shumicë të papërgjeshme të qeverisë. Prandaj është Badenteri, këtë mekanizëm në nivel shtetëror e përdorim ne, Badenterin në nivel lokal, si në qytetin e Gostivarit, e përdor komuniteti maqedonas. Komuniteti shumicë ka obligim të bashkëpunojë me fituesin te komuniteti joshumicë që ai të mbrohet prej majorizimit dhe prej keqpërdorimeve në proces, u shpreh Musliu.