Babai shqiptar dyshohet se vrau dy djemtë e tij, plagosi gruan, e më pas bëri vetvrasje në Gjermani
Ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën pasdite në Hamburg të Gjermanisë.
Babi shqiptar dyshohet se ka vrarë djemtë e tij, 11 dhe 13 vjeç, po ashtu ka plagosur gruan 38-vjeçare dhe në fund ka vrarë veten.
Sipas mediumit gjerman Bild, emri i babait është Flamur.R., me prejardhje nga Kosova.
Pas incidentit, autoritetet policore dhe urgjenca kishin shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë mundur të shpëtojnë fëmijët.
Dorasi, 44-vjeçar kishte vdekur më vonë në vendin e aktit, ndërsa, gruaja e tij është dërguar me plagë të rënda në emergjencë.
Deri me tani, autoritetet gjermane nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme për rastin në fjalë.