Babai në Prizren tenton ta vrasë vajzën e tij me armë zjarri
Në fshatin Randobravë të Prizrenit, pas një konflikti verbal me familjarë, babai ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka shtënë tri herë në drejtim të vajzës së tij, A. H. 31-vjeçe.
Rasti ka ndodhur sot (14 prill) rreth orës 07:00, ndërsa thuhet se armën nga dora të dyshuarit N. H. 59 vjeç ia ka marrë me forcë djali tij.
Pas kësaj ngjarjeje, i dyshuari është larguar nga shtëpia, ka njoftuar policia.
“I dyshuari fillimisht nëpërmes telefonit ka raportuar policinë se ka gjuajtur në drejtim të vajzës së tij dhe se nuk e di a e ka vrarë apo jo dhe në ndërkohe është vetë dorëzuar në Stacionin Policor Prizren”, ka thënë Policia, raporton Klankosova.tv.
Patrullat policore, bashkë me emergjencën, janë nisur menjëherë në drejtim të vendit të ngjarjes.
“Por në ndërkohë, në Stacionin Policor Prizren Veri, kanë arrit dy viktimat (motër e vëlla) të cilët e kanë dorëzuar armën gjithashtu. Asnjë person nuk ishte vrarë apo lënduar”, ka theksuar më tej Policia.
Nga Policia është bërë këqyrja e vendi të ngjarjes, mbledhje e provave dhe dëshmive dhe intervistimi i të dyshuarit dhe viktimave.
Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit i shqiptohet masa e ndalimit për 48 orë. /Klankosova.tv