September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Babai i saj nënshkroi Marrëveshjen e Ohrit, Imeri ka një porosi për BDI-në: Askush nuk ka të drejtë…

Deputetja nga koalicioni shqiptar VLEN, Saranda Imeri-Stafai theksoi sot se BDI po tenton ta privatizojë 13 Gushtin, ditën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas , kjo parti po organizon manifestim paralel me manifestimin e qeverisë. Deputetja Saranda Imeri, e cila siç rikujton portali lideri.mk eshte vajza e Iner Imerit- nënshkrues i MO-së, bëri thirrje që mos të krijohen përçarje në këtë datë.

“Menjëherë pasi i dërguam zyrtarisht ftesat, përfshi edhe BDI-në, Ali Ahmeti vendosi të devalvojë festën shtetërore dhe institucionale të ditës së nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit në një festë private. Në emër të personazhit dhe veprës së babait tim, shfrytëzoj rastin t’i drejtohem personalisht Ali Ahmetit. Askush nuk ka të drejtë të privatizojë përfitimet për shqiptarët nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, prandaj ju bëj apel të mos bëni përçarje mes popullit tonë”, tha mes tjerash Imeri-Stafai.(INA)