“Babai dyshohet se ka plagosur djalin e tij”, MPB me detaje rreth ngjarjes së djeshme në Bit Pazar të Shkupit
MPB sot ka dhënë informacione shtesë në lidhje me plagosjen me thikë që ndodhi gjatë ditës së djeshme në rajonin e Bit Pazarit në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB thonë se është arrestuar 46-vjeçari i cili dyshohet për plagosjen e djalit të tij.
“Me datë 14.01.2023 në ora 17:00 në rrugën “Reshad Xhaferi” në Shkup, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar e kanë privuar nga liria A.S.(46) nga Shkupi. Ai rreth orës 14:00 në lokalin e tij hotelierik në Bit Pazar dyshohet se e ka palgosur me thikë djalin e tij V.S.(22), i cili është dërguar për ndihmë në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naum i Ohrit”. Punonjësit e policisë kanë kryer hetimet dhe është gjetur dhe konfiskuar thika”.