Maqedoni

Azizi paralajmëron “top investime”: Kodra e Diellit së shpejti Qendra turistike më e mirë në Ballkan!

Kodra e Diellët, është Perla më e çmuar në Ballkan dhe më gjerë, e cila shtrihet përgjatë Malit Sharr! Një qendër turistike atraktive e cila në dimër shkëlqen nga dëbora e cila stoliset nga mijëra turistë në Qendrën e Skijimi, ndërsa në stinët tjera, peisazhi i saj i gjelbër është qetësia shpirtërore e mijëra vizitorëve, turistëve por edhe sportistëve të ndryshëm të kësaj natyre.

Për më shumë se 30 vite, u la pas dore, ndoshta edhe të qëllimshme, për tu shkatërruar, me tendenca edhe për tu privatizuar sa më lirë që mundet nga oligarkët e partive që qeverisnin, sidomos të BDI-së, të cilët u përpoqën ta copëtojnë si me bajonetë, për ta ndarë sipas dëshirave të tyre. Dëshmi e kësaj, tashmë janë edhe haciendat më të shtrenjta të tyre në këtë rajon! Shkatërrimi ishte në përmasa aq të mëdha saqë, disa ekspertë vlerësonin se duhen dekada për tu rikthyer në funksionim normal!

Por, atë që Zoti e ka falë, dora e njeriut kurrë nuk mund ta shkatërrojë në tërësi! Falë Zotit në kohën e duhur, Tetova zgjodhi një kryetar Komune si Bilall Kasami dhe në qeverisje qendrore Koalicionin VLEN.

Me vullnetin dhe angazhimin e Bilallit dhe VLEN-it, filloi epoka e re, erdhi ndryshimi i cili për një kohë shumë të shkurtër bëri mrekullinë. Menaxhmenti i ri me një angazhim të jashtëzakonshëm, akoma pa filluar dimri, i ndërmori të gjitha masat dhe vendosi në funksion gjëra që nuk kanë qenë funksionale që nga vitet e 80-ta. Tani në shërbim të qytetarëve, për herë të parë pas aq kohësh, funksionojnë Ashensorët e skijimit (Ski Liftat), parkingu, në afat rekord u vendos në funksion Hoteli, ndërsa po mirëmbahen edhe terrenet, si asnjëherë më parë!
Me krenari informoj se në vitin që vjen, Kodra e Diellit do të jetë në listën e Top investimeve dhe së shpejti do të jetë Qendra turistike më e mirë dhe më atraktive në Ballkan!

Gjithmon në shërbim të popullit.

(Adnan Azizi, deputet i Lëvizjes Besa)