Maqedoni

Aziz Memeti nga Sllupçani: Në momentet më të vështira më ndihmoi dr. Arben Taravari (VIDEO)

Aziz na trego prej kur daton njohja juaj me Arben Taravarin

Me doktor Arben Taravarin njohja ime është moti kohë, siç dihet unë jam me Cerebralna paraliz dhe trajtimi im mvaret nga mjekët pra duhet të jem nën kontrollën e disa mjekëve por baza kryesore është neurologjija dhe unë si mjek e kam përgjzedhur doktor Arben Taravarin që të kujdeset për shëndetin tim.

Si ka qenë fillimi kur shkove për herë të parë tek doktor Arben Taravari a mbani në mend?

Ka qenë diçka e pa pritu, kam shkuar si një pacient ai më ka pritur me ngrohtësi, me fjalë miradije dhe një profesor shumë shpesh ma ka thënë ne shkollën ku kam mësuar: Mjeku i mirë së pari të shëron shpirtërisht, psiqikisht dhe më pas ku ke dhimbje dhe ajo ka ndodhur mes meje dhe doktor Arben Taravarit.

Gjithmonë keni shprehur rrespekt për të në çka bazohet ky rrespekt?

Rrespekti im ndaj Arben Taravarit ka qenë gjithmonë në nivelin më të lartë sikur se ai si më ka shërbyer mua dhe më ka pritur me bujri dhe buzëqeshje më ka motivuar më ka dhënë shpres ashtu edhe unë mendoj se një ditë do tja kthej si shenjë faliminderimi ati këtë rrespekt.

Dotor Taravari ishte i ftuari i juaj për iftar në Sllupçan si e pranoi atë ftesë nga ana juaj?

Ajo ishte një ftes e ima për doktor Arben Taravarin sepse njohemi familjarisht dhe jemi pacient të atij me vite dhe ishte nderë që ta ftoja me familjen e tij tek unë për iftar.

Dhe si e priti ai atë ftesë nga ana juaj?

E priti mirë u gëzua edhe ai dhe ishte hera e parë që shkoi tek ndonjë pacient me bashkëshorten e tij për iftar.

Si kaluat atë natë?

E kaluam mirë me buzëqeshje,shaka muhabete të thjeshta.

Ju keni rrespekt për Taravarin edhe si mjek por edhe si person por çka mendoni për të si politikan?

Unë kam rrespekt dhe i besojë fjalës së Arben Taravarin si një mjek fjala e Arbenit për mua është si vula e fundit e mjeksisë, kurse si politikan,më ka pëlqyer në mjeksi pasktaj kam filluar ta ndjek në deklaratat e tij, në vendimet e tij ndaj politikës dhe vendit që ka pasur dhe kam vendosur që ta përkrah aq sa kamë mundësisi mjek që e kam pasur, dhe ta shohim se çfarë rezultate do të ket ai si politikan, dhe unë besojë se nëse një person ka rezultat në profesjonin e tij dhe dëshiron ti ndihmoj të tjerve ai sigurisht do të ketë rezultate të mira edhe në politikë.

Ti ishte i gatshëm që çdo herë ku ishte Taravari ishe edhe ti prezent na trego ato emocionet e tua çfarë ndjesie ke pasur?

Kam qenë i gatshëm sipas mundësive të mija shëndetësore dhe ekonomike isha i gatshëm që çdo event ose tubim ku ishte doktor Arbeni të jem prezent. Ia pata bërë vetes si lloj misioni si lloj detyre që të jem afer tij në kohët e vështira, kur ta shtrin dorën një person asnjëherë nuk do të harrohet, edhe ai nuk kishte nevojë për mbështetjen time por edhe për mua është një nder që ta përkrah doktor Arbenin në fushatën e tij politike dhe nuk më ka zhgënjyer dhe shpersoj që të ket sukses dhe të ju ndihmoj të tjerve në këtë shtet.

Çfarë prisni nga qeveria e re për persona me aftësi të kufizuara?

Nga qeveria e re pres vetëm një gjë ajo është shëndetësi për të gjithë njerzit që ta siguroi si një mjek e dyta ta ndaloj korrupcionin që gjindet në shtetin tonë dhe kam besim tek ai sepse me disa raporte me ndërkombëtaret që kam bisedime edhe unë me doktor Arbenin do të mundësohet të ket ekonomi sa më të mirë në vendin tonë.

Çka prisni ju nga qeveria e re konretirisht nga Arben Taravari dhe Rijad Shaqiri sa i përket Sllupçanit, Kumanovës dhe Komunës së Likovës?

Komuna e Likovës dhe Sllupçani si fshat kemi qenë të shkelur si nga lufta e 2001 si nga njerëzit që na kanë udhëhequr me vite dhe nuk dua të kyqem aq shumë në politikë vetëm dua të them diçka: Kur njeriu e thot një fjal dhe e thot nga thellësia e zemres dhe duke të të shikuar në sy si para mediave-pas mediave besoj se ja vlen ta përkrahësh atë njeri 4 vite pa marë parasysh Rijad Shaqirin apo Arben Taravarin.

A ke pasur ndonjë propozim që të kyqesh më politikë

Për tu kyqur në politikë unë sa e di njeriu duhet të ket një fakultet dhe me atë fakultet duhet të bëjë një kontribut tek këta njerëz që ta shohe se sa ka sukses në fakultetin e tij.

Pastaj nëse korr sukses në profesionin e tij pësre mos të kyqet edhe në politikë

Unë pesronalisht nuk kam ndonjë ofert të tillë por do të jem aktiv dhe aktivist i zotëri Arben Taravarit pamar parasysh se cila parti është ai sepse un kam besim tek ai jo tek politika se politikën e bëjn njerëzit jo politika njerëzit.

Unë e kam vetëm një mesazh deri tek të rinjtë të mësojn, të shkollohen dhe të kontribojnë për vendin e tyre. Ne jemi ktu që nga Ilirët, Dardanët, Pellazgët por nuk jemi ne ata që kemi ardhur këtu me jemi të lindur këtu dhe duhet të punojmë me të gjithë që të kemi një shtet të drejtë,të sukseshëm, të kemi financa të mira, ekonomi të mirë por edhe mjeksi dhe drejtësi.

Televizioni News/ Gazetare Vlora Zenuni Hamiti