Aziri: Qeveria vazhdon të rrisë shpenzimet publike, mendon për luks dhe jo për qytetarët (Video)
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri gjatë debatit në Kuvend për rishikimin e buxhetit të 2022 ka theksuar se edhe në këtë rishikim Qeveria vazhdon të rrisë shpenzimet publike, borxhin publik dhe deficitin buxhetor teksa Qeveria mendon për luks dhe jo për për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, përcjell in7
“Edhe në këtë rishikim Qeveria vazhdon të rrisë shpenzimet publike, borxhin publik dhe deficitin buxhetor. Nga ana tjetët dukshëm zboglohen investimet kapitale dhe investimet e huaja. Amendamentet e Aaleancës për Shqiptarët që parashohin projekte për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, u refuzuan nga shumica parlamentare që në komisionin për finansa dhe buxhet. Qeveria mendon për luks dhe jo për qytetarët.” theksoi Aziri./in7.tv/