Aziri: Ligji për Branitellat u mundësua falë deputetëve të VLEN-it, kjo qeveri punon në deshqiptarizimin e shtetit!
Elmi Aziri nga Fronti Europian në press konferencë tha se kjo qeveri po rikthen në diskutim tema që po nxisin tensione shoqërorë, me ndihmën e deputetëve shqiptarë nga koalicioni VLEN që sipas tij nuk po reagojnë dhe nuk marrin përgjegjësi.
“Ligji për Branitellat u mundësua falë deputetëve të VLEN-it që bënë kuorum dhe u rikthyen në sallë për procedurë të mëtejshme parlamentare. Të qenurit pjesë e shumicës do të thotë të jesh i gatshëm të marrësh dhe përgjegjësi dhe e pam në rastin e sotëm se deputetët shqiptarë nuk ishin të gatshëm të marrin përgjëgjësinë”, tha Aziri.
Ai tha se kjo qeveri po punon në dëshqiptarizimin e shtetit dhe kjo dëshmohet me të gjitha veprimet e fundit.
“Veprimet e deritanishem të kësaj qeveria dëshmojnë se duan vetëm deshqiptarizimin e këtij shteti, largimin e shqiptarëve nga puna, balancuesi, iniciativa për largimin e gjuhës shqipe etj… poashtu shqiptarët në këtë qeverisje I kemi pa përfaqësim, e kemi minsitrinë e Shëndëtësisë, e kemi edhe Ekologjinë mirëpo pa dikasterin e planifikimit hapsinorë, pra, jemi dëshmitarë të këtij hegjemonizimi të shtetit… Mickoski tha arritëm ti kthejmë ¾ e pozitave maqedone, pra 75 përqind e pozitave tashmë i paskan marrë ata, por prej kujt?!”, tha Aziri. /tvklan.mk