Maqedoni

Azir Aliu në Konferencën e Përgjithshme të UNESKO-s: Digjitalizimi prioritet, të forcohet bashkëpunimi ndërkombëtar

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu ndodhet në vizitë zyrtare në Paris të Francës i cili mori pjesë në sesionin e 42-të të Konferencës së Përgjithshme të UNESKO-s, për të diskutuar për sfidat themelore që vijnë me digjitalizimin në kontekstin global.

“Përdorimi i teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale për avancimin e shkencës dhe inovacionit është një hap i madh drejt një ekosistemi të përbashkët.
Duke siguruar qasje të barabartë në teknologji dhe duke promovuar një përdorim etik dhe përgjegjës, UNESCO mund të ndihmojë në krijimin e një ambienti ku kombet mund të bashkëpunojnë për të përfituar nga teknologjia në mënyra që i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm”- deklaroi ministri Aliu.

Ministri Aliu gjithashtu gjatë fjalës së tij tha se vetëm përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, krijimit të masave dhe zhvillimin e politikave që do të inkurajojnë inovacionin dhe investimet në fushën digjitale mund të kemi zgjidhje për sfidat globale:

“Vetëm përmes një ekosistemi digjital, gjithëpërfshirës, strategji të qarta dhe bashkëpunim të gjerë nga aktorët e ndryshëm, ne mundet të sigurojm një përdorim të përgjegjshëm dhe inovativ të teknologjisë në përputhje me nevojat dhe vlerat shoqërore.
UNESCO k’tu mund të ndihmojë në krijimin e një platforme të besueshme që të gjithë kombet mund të përdorin për të arritur qëllimet e tyre për zhvillimin dhe përparimin shoqëror”- përfundoi ministri Aliu fjalën e tij në Konferencën e Përgjithshme të UNESKO-s.