Axha Sheçë, Teta Gjyli dhe Liki nga Stupcat në hall të madh sepse një politikan nga RMV po u bën konkurrencë
Ejup Berisha
Sa filozofi politike të mbrapsht dhe absurde praktikon dhe zbaton BDI gjatë veprimit të saj në skenën politike të vendit tonë. Ky është subjekt politik shqiptar që vepron me shume se dy dekada në skenën politike shqiptare këtu në RMV. Çuditrisht udhëheqsia e këtij subjekti premton diçka tjetër por përher realizon krejtsisht diçka tjetër.Kjo gjë nuk bëhet vetëmse njëher por shumëherë nga i njëjta parti politike. Psh udhëheqësit e BDI-së e premtojne zbatimin e Marrveshjes së Ohrit por të njejtët e zbatojnë psh Marrveshjen e Zajazit, të Strumicës apo dhe ndonjë Marrveshje të Gjevgjelisë. Psh nga BDI e premtojnë zyrtarizimin e gjuhës shqipe por e mundesojnë akoma më tepër përdorimin e gjuhës maqedonishte në vendin tonë, duke e lënë përdorimin e gjuhës shqipe në nivel të arritjes së një përqindje të caktuar. E Premtojnë Kryeministrin e parë shqiptar me mandat të plotë politik katër
vjeqar por të njëjtëve ky u del Kryeministër Teknik me mandat tre mujor dhe me kompetenca të cunguara. E Premtojnë zgjedhjen e Presidentit të parë shqiptar dhe në fund të zgjedhjeve ai u del Z.v President dhe atë për dyzet e pesë ditë mandat. Ja cila është mënyja politike e BDI-së sa i përket çështjes së zgjedhjes së Presidentit shqiptar këtu në RMV. Nga atje në mëngjes e premtojnë 1.Presidentin shqiptar.
2.Në drekë e premtojnë Z.v Presidentin.
3.Për darkë
e premtojnë ndihmës presidentin dhe pasdarke këta harrojnë se cfar kanë premtuar në fillim të ditës. Një ditë isha për vizite në Kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtine. Me rastisi atë ditë që atje ti takoj tre humoristët e grupit të njohur humoristik Kosovar Stupcat. I takova ndaras sepse ky grup artistësh tani me vepron i ndarë nga njëri tjetri. I pyeta një nga një se si po shkon puna me humorin në Kosovë, të tre të mërzitur e të pikëlluar më thanë se nuk u bënin asesi punët. Prej Axhes Sheçë e deri te Liki me lot ne sy më thanë kurqyshë si kemi punët mbaruam. I pyeta se pse po u ndodhë kjo e keqe në profesion ndërsa ata mu përgjigjen se shumë konkurrencë te madhe po u bën një Kryetar i një subjekti politik shqiptar nga Maqedonia e Veriut. Liki më tha se Kryetari i atij subjekti politik shqiptar me seli në Reçicë të Vogel na e morri krejt bukën sepse spo shiten më kopallat tona por vetëmse kopallat e tija. Apo sipas Likit më shumë vemendje po merr humori i atij Liderit nga Partia politike shqiptare e RMV-së sesa humori i pastër dhe fantastik i tyre. Këta mëtej ishin akoma më të shqetesuar për egzistencën e tyre në profesion pasiqë më thanë se druanin se do të jenë të obliguar që ta ndryshonin profesionin sepse ai lideri i politik nga shteti fqij seriozisht ua ka rrezikuar karrierën profesionale artistike- humoristike.Artistët e humorit nga Kosova i pyeta se pse nuk provojnë që ta hapin një Parti politike. Me pyeten Pse? u përgjigja se a e shihni që sot nuk ka ndonjë dallim të madh se a je pjestar i një grupi artistësh të humorit apo dhe a je udheheqës i partive politike. Të tre u pajtuan me mua por thanë se mes politikanëve dhe atyre si artistë ka një dallim të madh dhe çensor. Teta Gjyli me tha se ata si humoristë merren me humor të pastër dhe se punën e tyre e bënin gjithmonë për ti argetuar dhe për ti disponuar njerëzit ndërsa sipas saj këta të Partive politike merren me tragji-komendi. Të
njejtet pra me këtë gjithmonë i pikellojnë dhe njerëzit i detyrojne qe të çajnë.Dhe nëse rastesishte të njëjtët i shihni të buzqeshur këtë ata e bëjnë nga zori sepse ata për këtë gjë janë të detyruar nga subjektet politike e jo nga deshira e tyre.