BallinaMaqedoni

Avokati maqedonas Risteski iku në Kosovë pasi djegi zyrat e Odës së Avokatëve në Shkup (Video)

Aleksandar Risteski është personi i kërkuar nga organet për vendosjen e zjarrit në Odën e Avokatëve më 25 nëntor, raporton Tv Telma. Risteski me profesion është avokat dhe pak javë para zjarrit, Oda ka marrë masë disiplinore për t’i hequr licencën për tre vjet.

Kërkesa për Risteskin ka mbërritur te Oda e Avokatëve prej Qendrës për punë sociale në qytetin Sveti Nikollë. Nga aty janë ankuar se avokati në lidhje me një rast që ai përfaqësobte, ka sulmuar zyrtarët e qendrës dhe u ka dërguar kërcënime, transmeton portali Lideri.mk.

Nga Oda thonë se zyrtarët janë thirrur në cilësinë e dëshmitarëve dhe janë dokumentuar deklaratat e tyre, pas së cilës gjykata disiplinore e Odës, e cila është organ i pavarur, ka marrë vendim për heqjen e licencës së avokatit Risteskit.

Nga Oda informojnë për Tv Telma se Risteski nuk e ankimoi vendimin e gjykatës disiplinore edhe pse kishte të drejtë për diçka të tillë. Nuk është hera e parë, siç shprehen ata, që i meret licenca ndonjë avokati për një periudhë të caktuar.

Prokuroria ka hapur dje hetimet dhe dëmi i shkaktuar nga zjarri llogaritet rreth 150 mijë euro. Në mëngjesin kritik, sipas prokurorisë, i dyshuari me veturën e tij ka ardhur pranë objektit ku ndodhen ambientet e Odës së Avokatëve, i maskuar si “fantom”, ka thyer derën e hyrjes me sëpatë, transmeton Lideri.mk. Ai vendosi kocka vajguri në shkallë, disa shishe gazi sipër tyre dhe i ndezi në zjarr duke përdorur çakmakun.

Tridhjetë minuta pas zjarrit, i dyshuari është larguar nga vendi në pikën kufitare Bllacë. Nuk bëhet e ditur nëse Risteski eshte strehuar në Kosovë, apo vetëm ka tranzituar. Ai akuzohet për krime të rënda kundër sigurisë publike./Lideri